Kombëtarja vijon përgatitjet për Gjibraltarin, Simoni zëvendëson Kastratin e dëmtuar
Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, ndërsa ndodhet në ditën e dytë të kampit stërvitor në Malaga, Spanjë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, për shkak se Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.
Kastrati, i cili vuan nga një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim ku i janë bërë analizat dhe vizitat mjekësore, që kanë konkluduar se ai nuk mund të luajë në ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë dhe ka nevojë për trajtim.
Simoni pritet të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Letonisë në Tiranë.
Në grup kanë mbërritur gjatë ditës edhe Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur normalisht me skuadrën.
Seanca e stërvitjes ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi raportohet në formë të mirë.
Ditën e mërkurë, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërsa ora 18:00 është caktuar për seancën stërvitore zyrtare.

Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore në transfertë ndaj Gjibraltarit, me fillim në orën 18:00.
Më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të zhvillohet ndeshja e kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Letonisë, që nis në orën 20:45.
Biletat për këtë sfidë mund të blihen online në wakwebleta.al, si dhe në biletarinë fizike në hyrjen kryesore të stadiumit “Air Albania”.

LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale