Arben Rakipi: Nga vrasjet te vjedhjet, si ndryshojnë dënimet me Kodin e ri Penal
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili kryeson dhe grupin e punës për hartimin e draftit të ri të Kodit Penal, ka bërë një analizë të ndryshimeve të masave ndëshkuese mes kodit aktual dhe draftit të propozuar.
Në një mbledhje të posaçme për diskutimin e këtij dokumenti, Rakipi u shpreh se pavarësisht problemeve që mund të dalin gjatë zbatimit, drafti i ri përbën një hap të madh përpara në drejtësinë penale shqiptare.
“Elementët që lidhen me humanizmin e kodit janë të pranishëm, por qëllimi parësor është mbrojtja sociale dhe mbrojtja e viktimës. Në cilësinë e tij, ky është dokumenti më i mirë penal që i kemi ofruar vendit tonë. Besoj se shërbimi ndaj publikut dhe institucioneve do të jetë i madh”, deklaroi Rakipi.
Ai bëri publike disa nga ndryshimet kryesore të propozuara në draft, duke krahasuar Kodin aktual me projektin e ri:
Vrasje me dashje:
Kodi aktual: 10-20 vite
Projekt-kodi: 15-20 vite
Vrasje me paramendim:
Kodi aktual: 15-25 vite, ose burgim i përjetshëm në rrethana të rënduara
Projekt-kodi: 20-30 vite
Plagosje e rëndë me dashje:
Kodi aktual: 6.5 vite
Projekt-kodi: 6.5 vite (pa ndryshim)
Plagosje e lehtë me dashje:
Kodi aktual: 1 vit
Projekt-kodi: 1 vit (pa ndryshim)
Prostitucioni:
Kodi aktual: 1.5 vite ose gjobë
Projekt-kodi: Synohet dekriminalizimi dhe penalizimi – në pritje të një ligji të veçantë për sigurinë
Trafikimi i personave të rritur:
Kodi aktual: 11.5 vite
Projekt-kodi: 11.5 vite (pa ndryshim)
Trafikimi i të miturve: Këtu kemi ndjekur një politikë ndryshe ndaj atyre që kryejnë vepra penale ndaj të miturve, kjo ka një qëllim të lartë, mbrojtja e fëmijës është konkretizuar më këtë shtesë për ata që dhunojnë të miturit në çdo pikëpamje.
Kodi aktual: 15 vite
Projekt-kodi: 17.5 vite
Dhuna në familje:
Kodi aktual: 2.5 vite
Projekt-kodi: 2.5 vite (pa ndryshim)
Vjedhja:
Kodi aktual: 1.5 vite
Projekt-kodi: 4 vite
Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve:
Kodi aktual: 6 vite
Projekt-kodi: 5 vite
Narkotikët:
Kodi aktual: 7.5 vite
Projekt-kodi: 4.5 vite
Pastrimi i produkteve të veprës penale:
Kodi aktual: 7.5 vite
Projekt-kodi: 6 vite
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)