Çmimi për autoveturat në tunelin e Llogarasë, Balluku: Do jetë 250 lekë kalimi
Ministrja e Infrastrukturës dhe Zv/Kryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur se tarifa për kalimin e një autoveture në tunelin e Llogarasë do të jetë 250 lekë me TVSH, duke hedhur poshtë spekulimet për çmime të larta.
Gjatë konferencës “Shqipëria turistike 2030”, Balluku theksoi se, pas një analize të gjerë të kostove operacionale dhe amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i kalimit në një drejtim do të jetë 250 lekë, ndërsa vajtje-ardhje do të kushtojë 500 lekë.
“Jo 10 euro, jo 5 euro, as 50 euro siç është përfolur më parë”, deklaroi ajo, duke sqaruar se çmimet për kategori të tjera, si autobusët apo trajlerat, do të përcaktohen sipas një studimi të detajuar të fizibilitetit.
“Duke marrë parasysh muhabetet e beharit dhe çmimet që kemi dëgjuar, do të doja që ta them sot zyrtarisht, se përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale dhe amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i një kalimi në tunel për autovetura është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët dhe trajlerat, do të kenë çmime të posaçme sipas një studimi fizibiliteti”, deklaroi Balluku në konferencën “Shqipëria turistike 2030”.-tha Balluku
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh