Balluku: Do monitorojmë me kamera çdo burim ujor, për të ndalur abuzimet
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku foli këtë të mërkurë, në prani të Kryeministrit Edi Rama, për reformën në ujësjellës, ku prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Balluku u ndal tek problemi i fragmentarizimit të ndërmarrjeve, që sipas saj ka sjellë probleme si me borxhin publik, ashtu edhe me furnizimin me ujë. Ajo u shpreh se brenda vitit 2025 do të marrë fund mungesa e shërbimeve dhe do të vendoset, sipas saj, një standard i ri.
“Krahasimi që kemi marrë është viti 2020, si viti i fundit kur nisëm të implementojmë reformën. Fragmentimi është ndër problemet kryesore që kemi identifikuar. 15 ndërmarrjet e krijuara kanë arritur që, vetëm në dy vite, të japin rezultate të prekshme që lidhen me optimizimin e financave të tyre.
Ndërkohë, përveç fragmentimit, problematikë kanë qenë edhe borxhet e larta. Niveli i shlyerjes së faturës ishte vetëm 51%, ndërsa në rang vendi borxhi arrinte në 13.6 miliardë lekë. Në vitin 2020, Ujësjellës-Kanalizime në Kukës kishte një nivel shlyerjeje të faturës vetëm 9%, ndërsa në Gjirokastër ishte 37%. Kjo ndikonte në mungesën e furnizimit të qëndrueshëm.
Uji pa të ardhura arrinte në nivelin 65.4% në të gjithë territorin. Deri në vitin 2020, norma e ulët e arkëtimit karakterizonte gjithë sektorin. Një tjetër problem ishte faturimi aforfe, që bëhej pa asnjë analizë apo metodologji dhe ishte një vendim që merrej nga këshillat bashkiakë, pa analizuar investimet, kostot e mirëmbajtjes etj. Këtë vit do të zgjidhet mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standardizuara. Faza e parë e reformës është përmbyllur, por na vendos përpara një përgjegjësie të re.” tha Balluku.
Nga ana tjetër Balluku theksoi se do të ketë një monitorim të rreptë sipas saj për mos të lejuar abuzime duke vendosur kamera pranë burimeve ujore. Ajo theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset