Rama prezanton reformën e ujësjellësit: Kishim “58 çeta”, një skemë katastrofë
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paraqitur këtë të martë projektin për ndërtimin e Operatorit Kombëtar të Ujit.
Në fjalën e tij, Rama tha se ndarja e ndërmarrjeve në 58 degë, sipas decentralizimit, ishte një katastrofë që, sipas tij, la një borxh të madh.
Nga ana tjetër, ai vuri theksin edhe te investimet që ka bërë qeveria në këtë sektor, ku sipas tij, në krahasim me të shkuarën, nga vetëm katër zona me ujë 24 orë, sot panorama është tërësisht ndryshe.
“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti, lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit, që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm. Në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit.
Por jemi të bindur, dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pas ca vitesh, nuk kemi arsye të humbasim kohë e të besojmë në një zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje që na është sugjeruar edhe vite më parë.
Fragmentimi, në emër të decentralizimit, i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, ishte katastrofë. Borxhet e larta, paaftësia në këto ndërmarrje, si edhe mungesa e ekspertizës e shoqëruar me mungesë investimesh në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme.
Paralelisht, nga ana jonë kemi bërë investime masive. Po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë, kemi një panoramë tërësisht ndryshe,” tha Rama.
Më tej, ai i ka quajtur 58 ndërmarrjet e dikurshme si “58 çeta”, që sipas tij, lanë një borxh të madh publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona