Hidhet shorti, çfarë numrash do të mbajnë partitë në fletët e votimit në Kosovë

4 Shtator 2025 | 17:54

Të enjten në Kosovë është hedhur shorti për numrat e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale.

Në këtë ceremoni të organizuar nga KQZ, 93 subjekte dhe kandidatë të pavarur kanë përzgjedhur numrat që do të kenë në fletën e votimit.

Partia më e madhe në vend, Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbajë numrin 105.

Ndërsa aleatët e saj, Guxo dhe Alternativa, do të kenë përkatësisht numrat 118 dhe 103.

Tri partitë kryesore opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – të cilat në nivel komunal drejtojnë më shumë komuna se Vetëvendosje, do të mbajnë numrat 191, 113 dhe 174.

Ndërkohë, partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe, do të garojë me numrin 170.

“Aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike e mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. KQZ fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi”, – u shpreh Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nga të cilat do të dalin drejtuesit e rinj të komunave, do të mbahen më 12 tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026