Trafikoi 11 tonë kokainë, dalin pamjet e arrestimit të shqiptarit në Santo Domingo
Janë publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit Soni Pepa në Santo Domingo, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.
Pepa ishte i lidhur me një grup kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe pjesë e një grupi që trafikoi një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga të cilat 600 kg u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ngarkesa kishte origjinën nga Villetas, Paraguai, me destinacion Antwerp, Belgjikë.
Pas arrestimit, autoritetet konfiskuan një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona dhe para cash. Pepa pritet të ekstradohet në Shqipëri pas shpalljes në kërkim Ndërkombëtar.
Pepa kishte qenë në Republikën Dominikane për më shumë se një muaj. Ai kishte hyrë në vend më 31 korrik 2025, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Cana-s me familjen e tij, duke pretenduar se janë turistë. Pepa u përpoq t’i shmangej arrestimit por u kap nga forcat speciale.
Për të, me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, në kuadër të dosjes së asaj që njihet si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbuluan aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve