VIDEO| Kreu disa vjedhje në banesa dhe markete në Borsh, arrestohet i riu

6 Shtator 2025 | 10:51

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje në banesa dhe markete në zonën e Borshit.

Policia njofton se bëhet fjalë për Xh. M., banues në Borsh, i cili, sipas hetimeve, në bashkëpunim me një tjetër person, ka kryer disa vjedhje gjatë muajve qershor dhe gusht 2025. Rastet e dokumentuara përfshijnë:

  • Më 28 qershor – vjedhje në një market me vlerë 180.000 lekë;
  • Më 18 gusht – vjedhje në një banesë, ku u morën 150.000 lekë dhe sende personale;
  • Më 22 gusht – vjedhje tjetër në banesë, ku u morën 100.000 lekë dhe dokumente;
  • Më 27 gusht – vjedhje në banesë me një shumë prej 130.000 lekësh.

Si prova materiale, policia sekuestruar një automjet tip “Volksëagen” dhe një aparat celular, që dyshohet se janë përdorur gjatë veprimeve kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026