Arrestohet te Komuna e Parisit 30-vjeçari, qëlloi mbi makinën ku udhëtonin 3 persona
Një 30-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Komunës së Parisit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një 36-vjeçari në muajin maj të vitit 2025.
Shtetasi i arrestuar është Kid Kazazi, i cili dyshohet se më 30 maj 2025, në Fllakë të Durrësit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Arbër Gorejas duke e plagosur atë
Në ato momente në automjet me Gorejan ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat,
Kazazi, ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes, ndërsa ndaj tij ishte vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjatë ndalimit, ai ka paraqitur dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi me të dhëna të një shtetasi tjetër.
Po ashtu, Policia e Tiranës ka arrestuar edhe shtetasin F.K., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Kazazin të fshihej pas ngjarjes.
F.K ishte së bashku me Kazazin në një automjet ndërsa gjatë kontrollit, atij i është gjetur një sasi municioni luftarak.
Më pas, shtetasi F. K. është kaluar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme ndërsa hetimet dhe operacionet e policisë vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”.
Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga dhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.
Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara.
Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.
Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta