Në qarkun e Korçës 17 mijë nxënës të regjistruar, në 5 vite u mbyllën 22 shkolla
Viti i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me një ulje të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më pare.
“Vitin e kaluar institucionet arsimore në juglindje të vendit do të numëronin rreth 21 mijë nxënës të regjistruar ndërkohë që ky vit i gjen me rreth 17 mijë të tillë. Ulja drastike e numrit të nxënësve është shoqëruar 5 vitet e fundit me 22 shkolla të mbyllura ndërkohë që janë mbyllur dhe dhjetra klasa kolektive.”-shprehet Xhensil Shkëmbi gazetari i Euronews Albania.
Situata me alarmante paraqitet në Ersekë dhe Maliq ndërsa të pasigurtë për vendin e punës ndihen dhe mësuesit
“Është një situatë jo e mirë, gjithçka është e pastabilizuar. Rrezikohet jo vetëm numri i klasave, por edhe punonjësit në sistemin arsimor. Po mbahen mësuesit dy orë këtu, 10 orë aty. Një pjesë që kanë dalë jashtë sistemit janë kthyer në mësues ndihmës. Sipas shifrave zyrtare, janë rreth 3400-3700 në qark; problemet më të mëdha janë në zonën e Ersekës, Maliqit dhe Korçës. Nëse vazhdohet me këto hapa, nëse nuk stabilizohet situata, duhet marrë masa drejt krijimit të familjes, çiftet e reja që sjellin rritjen e numrit të nxënësve.” – Ardi Gërmenji, përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.
Më të prekura janë klasat e para, ku prej dy vitesh ndihet një rënie e konsiderueshme ndërsa probleme ka e ne gjimnazet e juglindjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit
Mehdi Malkaj apel qytetarëve nga protesta: Të qëndrojmë në këmbë dhe të reagojmë
Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik