Sekuestrohen rreth 13 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen 14 persona
Poliacia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata” ku janë gjetur dhe asgjësuar 12 957 bimë narkotike kanabis sativa n njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.
Gjithashtu janë sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.
Lidhur më këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga 14 shtetas, u shpallën në kërkim 10 të tjerë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas.
“Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.
U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi