Ilirjana Kuçana: Niveli i Parlamentit ka rënë, duhet një nismë e fortë…

7 Shtator 2025 | 21:00

Në Euronews Albania në emisionin “Review” u diskutua mbi jetën politike që nis në 11 shtator me figura të vjetra politike por edhe mjaft figura të reja.

Sipas Ilirjana Kuçanës, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk është i drejtë fakti që figurat e reja që do zënë një vend ashmë në Parlament të jenë pjesë e jetës politike. Kjo me arsyetimin sepse nuk kanë dhënë një kontribut ndaj qytetarëve.

“Mendoj se niveli i Parlamentit ka rënë. Kjo është këmbanë alarmi për Shqipërinë jo thjeshtë për partitë politike. Edhe ne që jemi njerëz me kontribut publik pastaj politik, mendoj që duhet të merret një nismë e fortë për të krijuar një standard politik që Shqipërisë i mungon dhe ka të bëjë me reputacionin e Shqipërisë.

Që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së me njerëz pa asnjëlloj kontributi, me formim nën mesatar, kjo nuk e bën Shqipërinë europiane.

I vërtetë është edhe fakti se PD nuk arriti dot ta bënte as hapjen, as rinovimin e figurave të PD, duhej të kishte figura të tjera”, tha Ilirjana Kuçana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026