Izraeli urdhëron evakuimin urgjent të Qytetit të Gazës

9 Shtator 2025 | 10:15

Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër emergjent për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve të Qytetit të Gazës dhe zonave përreth, duke paralajmëruar për një operacion ushtarak të gjerë kundër Hamasit.

Në një deklaratë zyrtare në platformën X, zëdhënësi i ushtrisë në gjuhën arabe tha se forcat izraelite “janë të vendosura ta mposhtin Hamasin” dhe do të veprojnë me “vendosmëri të madhe” brenda qytetit. Paralajmërimi i referohet një zone që shtrihet nga lagjja Tuffah në lindje deri në brigjet e Mesdheut në perëndim.

Autoritetet izraelite i kanë udhëzuar civilët të largohen duke ndjekur rrugën Al-Rashid drejt zonës humanitare Al-Mawasi, në jugperëndim të Rripit të Gazës.

“Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë. Qëndrimi në zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” thuhet në njoftim.

Evakuimi i qytetit, ku jetojnë rreth 1 milion palestinezë, përbën një zhvillim të rëndësishëm që ndërlikon përpjekjet ndërkombëtare për një armëpushim të mundshëm pas gati dy vitesh konflikti.

Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi të hënën se banorët duhet të largohen menjëherë, disa orë pasi ushtria izraelite konfirmoi se do të intensifikonte sulmet ajrore.

Ai shtoi se forcat janë duke u përqendruar në Qytetin e Gazës për një “manovër tokësore”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026