Policia ndalon disa persona për shpërthimin në Qendrën Klinike të Kosovës
Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti.
Vetura private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi.
Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera.
Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan 11 të dyshuar.
Gjatë verifikimit, për një nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet F.D., sipas Policisë, u konstatua se ndaj tij ka një fletarrestim aktiv për çështje të narkotikëve dhe me vendim të prokurorit ai u dërgua në vuajtje të dënimit.
“Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrolleve në dy lokacionet në Prishtinë, Policia tha se sekuestroi një sërë provash materiale, sikurse telefona, laptopë, radiolidhje, dokumente të ndryshme dhe gjashtë fishekë.
Ndërkaq, në Rimanishtë, autoritetet e rendit gjetën armë dhe drogë e dyshuar marihuanë, mjete për kultivim dhe përpunim të substancave narkotike.
“Janë konfiskuar 142 kilogramë e 172 gramë substancë narkotike [kanabis stativa]”, tha Policia sa i përket kontrollit në Rimanishtë, që është fshat i Komunës së Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme