Dredha merr pjesë në Asamblenë e PS: Vazhdoj të mbetem socialist, ja pse u dorëhoqa

11 Shtator 2025 | 10:54

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, dha një prononcim të shkurtër për media në nisje të Asamblesë së Partisë Socialiste, një ditë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i pushtetit lokal.

Dredha u shpreh se vendimi i marrë është rezultat i një reflektimi personal dhe lidhet pjesërisht me arsye familjare. Ai theksoi se do të vijojë të mbështesë Partinë Socialiste dhe ekipin që do të marrë drejtimin e Bashkisë së Vlorës.

“Thjesht ky është një reflektim që kam bërë me veten. Reflektimi nuk fillon një ditë përpara Asamblesë, ka kohë që e mendoj, për shumë arsye, për arsye familjare. Megjithatë, dashuria për Vlorën është e para. Jam djalë Vlore, kam lindur në Vlorë dhe dashuria për Vlorën s’ka për të shteruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj për Vlorën time, kudo që të jem. Jam i sigurt që do të ketë një ekip që do ta çojë Vlorën përpara, unë do të të mbështes dhe mbetem socialist. Kam qenë dhe socialist do të jem gjithmonë, pasi është familje dhe është gjë e rëndësishme. Nuk mund të bëj komente më shumë se kaq,” tha Dredha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026