Ish-kryeministri Sali Berisha padit për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat pas vendimit të Depertamentit Amerikan të Shtetit, i cili një ditë më parë publikoi vendimin, në të cilin thuhej se ai dhe familja e tij janë shpallur “persona të padëshirueshëm” në SHBA.
Ai tha se akuzat e ngritura nga sekretari Amerikan i Shtetit janë “shpifje publike” dhe për këtë tha se avokati i tij po përgatit padi.
“Nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë, jam po kam qenë i implikaur në një aferë të cfarëdoshme korruptive, prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral, dhe të respektuar siç është Franca, që të ngrejë ndaj Antony Blinken një padi direkte për shpifje publike. Do të paditet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, në të cilën është ngritur padia nga avokati im, Batonnier Jean Yves Leborgne.”, tha ai.
Pyetur nga gazetarët nëse do të ngrejë padi edhe ndaj ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Matthew Palmer, i cili pohoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se z. Berisha ka “abuzuar me detyrën”, ish-kryeministri tha se do ta shqyrtojë një mundësi të tillë, por fillimisht tha se fokusi është tek padia për Blinken.
“Do ta shqyrtoj qëndrimin e e tij, por në një aspekt z.Palamer, mendoj unë dhe në fund të fundit ai është një zyrtar i lartë i DASH, i cili ka mbrojtur deklaratën e DASH. S’ka bërë gjë tjetër. Ajo është deklarata që thotë për kurrupsion….Do ta studioj edhe deklaratën e tij, por sot jam për atë deklaratë, që është bërë”, theksoi Berisha.
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike theksoi se vendim i DASH i ka cenuar dinjitetin, por tha se do vijojë të bëjë përpjekjet e tij për të qartësuar çdo gjë që lidhet me akuzat, të cilat i quajti “shpifje publike”.
“Nuk ka gjë më të rëndëishmë për mua se marrëdheniet me SHBA, por mbi të gjitha është dinjiteti njerzor, dinjitetit është thelbi i njeriut të lirë, jam përpjekur gjithë jetën ta ruaj, më është cenuar si kurë më parë, por këtë do ta qartësoj deri në fund. Unë do të vendos dinjitetin tim në vend”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
“Abuzoi me detyrën”, Matthew Palmer reagon për vendimin e DASH ndaj Berishës
SHBA shpall non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut