Rama propozon 11 komisione parlamentare, si ndahen mes mazhorancës dhe opozitës
Nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama propozoi rritjen e numrit të komisioneve të përhershme dhe uljen e numrit të deputetëve në komisione parlamentare.
Në fjalën e tij gjatë shpalosjes së programit qeverisës në mandatin e katërt Rama sugjeroi riorganizimin e komisioneve të përhershme parlamentare në 11 të tilla, të cilat duhet të ndahen në drejtimin e tyre mes shumicës dhe opozitës.
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca).
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike (e drejton mazhoranca).
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen (e drejton PS).
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet (e drejton opozita).
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale (e drejton opozita).
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (e drejton mazhoranca).
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik (e drejton opozita).
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural (e drejton mazhoranca).
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën (e drejton opozita).
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme (e drejton mazhoranca).
Ky komision ka shkrirë dy komisione: atë të çështjeve europiane, që e drejtonte opozita, dhe punëve të jashtme, që e drejtonte mazhoranca.
Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimi dhe nismat qytetare (e drejton mazhoranca).
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran