Domatet me pesticide, gjykata lë në burg eksportuesin të tjerët me “Arrest shtëpie”
Ekportuesi i perimeve Mariglen Qorri, 40 vjeç, dhe dy punonjësit e AKU-së, Berat Griselda Doksani, 25 vjeçe, dhe Ronaldo Lika, 25 vjeç, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit. Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës ishin të pranishëm familjarë, fermerë dhe eksportues perimesh që kishin ardhur në mbështetje të Mariglen Qorrit.
Prokurori i çështjes, Arjeta Plaku, pasi lexoi akuzat ndaj të arrestuarve, kërkoi “cilësimin e ligjshëm” të arrestimit të tyre. Prokurorja kërkoi masën e sigurimit personal “arrest në burg” për eksportuesin Mariglen Qorri dhe të njëjtën masë për dy punonjësit e AKU-së, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika.
Pas dëgjimit të kërkesës së prokurorisë dhe pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi të cilësojë arrestimin si “të ligjshëm”. Ajo caktoi masën “arrest në burg” për Mariglen Qorrin, ndërsa për punonjësit e AKU-së vendosi “arrest shtëpie”.
Të tre u arrestuan këtë të mërkurë në kuadër të operacionit “Again”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Mariglen Qorri, banues në Kuçovë dhe pronar i kompanisë së eksportit të perimeve “Era-Fruit”, akuzohet për veprat penale: “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërsa punonjësit e AKU-së, Griselda Doksani, banues në Berat, dhe Ronaldo Lika, banues në Tiranë, akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorisë, Mariglen Qorri kishte prodhuar dhe eksportuar drejt Kroacisë 8 tonë domate me përmbajtje të lartë të preparatit të ndaluar “Chlorefenapyr”, të cilat u asgjësuan nga autoritetet kroate. Për të shmangur përgjegjësinë, ai përdori fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë. Punonjësit e AKU-së u arrestuan pasi dyshohet se gjatë kontrollit në subjekt kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset