Altin Hazizaj: Do kërkojmë të ndalohet me ligj intervistimi nga media i viktimave të dhunës seksuale kur janë të mitur

20 Maj 2021 | 20:07

Në Tiranë dhe Durrës këtë të diel janë paralajmëruar protesta, si një reagim për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë nga pesë persona. Sipas një raporti të BARNAHUS të vitit 2019-2020, numri më i madh i krimeve seksuale kundër fëmijëve kryhen nga bashkëmoshatarët e tyre. Sipas raportit, grupmosha 10-14 vjeç është ajo më e prekura.

Altin Hazizaj, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA tha për Euronews Albania se ajo që nuk po bëhet siç duhet është ajo që konsiderohet mbrojtja e fëmijëve, që nga çështja e shërbimeve për fëmijët që bëhen viktimë e dhunës seksuale.

Sipas tij, është i nevojshëm jo vetëm edukimi i fëmijëve, por gjithë qenieve njerëzore në Shqipëri që ta kuptojë se s’mund të kryesh marrëdhënie seksuale me një fëmijë se është marrëdhënie kriminale dhe shkatërron jetë njerëzore.

Ai e cilësoi si një precedent të rrezikshëm sjelljen e medias përballë këtyre fenomeneve, teksa theksoi se do kërkojnë që të ndalohet me ligj intervistimi nga media i viktimave të dhunës seksuale kur këta të fundit janë të mitur.

”Jemi shumë prapa me modelet e mbështetjes së viktimës dhe media duhet në çdo rast ta trajtojë fenomenin, por jo duke ekspozuar viktimat dhe familjet e tyre. Viktima në çdo vend të botës është e ndaluar me ligj të intervistohet. Ne do të kërkojmë nga nesër që çdo TV ta ketë të ndaluar me ligj intervistimin e viktimave të krimeve seksuale”, tha z. Hazizaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026