Peleshi u zgjodh kryetar Kuvendi, debat në distancë mes Bardhit dhe Ramës
Teksa Niko Peleshi mban fjalimin e parë si Kryetar Kuvendi, nga ana tjetër opozita ka krijuar tensione të herë pas hershme, si një përgjigjie kundër vendimit.
Mes debateve në seancë, u krijua dhe një i tillë në distancë midis kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kryeministrit Edi Rama.
Bardhi iu drejtua Ramës me thirrjen provokuese: “Po të pret McGonigal”, duke iu referuar çështjes së njohur. Në mënyrë ironike, nuk ka munguar as reagimi nga Rama, i cili i kundërpërgjigjet: “Leh, leh”.
Opozita bojkotoi procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit, duke futur në kutinë e votimit pankarta në vend të fletëve zyrtare, në shenjë proteste ndaj, sipas tyre, një procesi të njëanshëm dhe të paracaktuar.
Deputeti i PS, Niko Peleshi, u zgjodh me shumicë votash kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në votim morën pjesë 87 deputetë, nga të cilët 84 votuan pro, ndërsa 3 kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara