Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota, Berisha: Parlamenti i karteleve
Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, duke pasuar Elisa Spiropalin në këtë post.
Sali Berisha pasi doli nga Kuvendi e cilësoi atë si “parlamentin e karteleve”, duke akuzuar mazhorancën për kapje të institucioneve.
“Ky është parlamenti i karteleve. Në parlament më të përfaqësuarit janë kartelet e drogës më të fuqishme në Europë. U shkelën parimet kushtetuese.”-tha Berisha.
Berisha gjithashtu akuzoi Peleshin për korrupsion, duke thënë se mbi të rëndojnë pesë dosje, përfshirë çështje të pronave në Kolonjë gjatë kohës kur ai ka mbajtur poste qeveritare.
“Niko Peleshi është me 5 dosje korrupsioni, është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër Bujqësie. Ai është një qenie amorfe. Në vend që të shkojë në burg, merr kreun e parlamentit, vetëm se ka vjedhur bashkë me Ramën”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona