“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, foli përsëri për mediat, kësaj here pas mbylljes së seancës së parë parlamentare të legjislaturës së re.
Ai tha se ky parlament i ri është i karteleve të drogës, ndërsa kritikoi drejtuesin e seancës, mjekun Vasil Llajo, se nuk kishte eksperiencë parlamentare dhe se sipas Berishës ai ka asgjësuar rregulloren e parlamentit.
“Ambasadorët ishin të pranishëm. Unë nuk kam punë me ta, kam punë me qytetarët e mij. Ambasadorët janë të pranishëm, nuk bëra gjë tjetër veçse thashë se në këtë parlament janë kartele të drogës. Të vret Zoti të mos e thuash këtë. Si mund ta lejoja unë Vasilin, që është një mjek dhe nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare, dhe e mashtrojnë këta si duan? Parlamenti është rrëzuar që dje në momentin që shpalli komisionet që nuk ekzistojnë në rregullore, dhe ai nuk e di. Kaq është puna, ai asgjësoi dhe rregulloren e parlamentit”, tha Berisha.
Ndërsa gazetarët e pyetën se në rregullore nuk parashikohen diskutimet, Berisha u përgjigj se kjo që thonë ata ndodh në një parlament normal, jo si ky që është.
“Kur nuk është parlament normal, nuk është kjo që thoni ndërsa po të ishte parlament normal, do ishin edhe procedurat normale”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:50 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)