Ish-zyrtari amerikan James Rubin nis dëshminë në gjyqin e Hagës

15 Shtator 2025 | 10:17

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka nisur paraditen e sotme dëshminë e tij përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Rubin është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja dhe pritet të japë dëshmi për një periudhë prej dy deri në tre ditësh.

Gjatë viteve ’90, Rubin ka mbajtur detyrën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Publike dhe ka shërbyer si zëdhënës i sekretarëve të Shtetit, përfshirë Madeleine Albright, me të cilën ka pasur bashkëpunim të ngushtë. Në kulmin e krizës në Kosovë, në vitin 1999, ai ka pasur një rol të rëndësishëm si negociator për çmobilizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktualisht, James Rubin është Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026