Mungesa e trotuareve në rrugë, banorët e Spitallës ngrihen në protestë

15 Shtator 2025 | 16:59

Banorët e zonës së Spitallës në Durrës dolën këtë të hënë në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e rrugës pa standardet përkatëse.

Ata shprehen se punimet po kryhen pa projekt të qartë, ndërsa trotuaret janë ndërtuar vetëm 30 centimetra të gjera dhe mbi to janë vendosur shtyllat e energjisë elektrike.

Sipas tyre, kjo situatë sjell rrezik serioz për aksidente. Në këtë rrugë, ndër vite, kanë humbur jetën 3 persona, një burrë dhe dy fëmijë.

Afro 300 familje jetojnë në këtë zonë dhe sipas tyre qarkullimi i makinave është kthyer në kërcënim të përditshëm, sidomos për fëmijët.

“Kërkojmë rrugën me përmasat që i takojnë komunitetit, sepse këtu ka shumë fëmijë të vegjël. Nuk kërkojmë ndonjë gjë të veçantë, duam një rrugë me standarde, siç thonë këta do shkojmë në Europë”, thotë një banor.

“Kemi 33 vjet që jetojmë këtu. Fëmijëve tanë u rrezikohet jeta. Dy fëmijë dhe një burrë kanë vdekur nga aksidentet. Të investojnë, të bëjnë trotuare”, shprehet një tjetër.

Banorët kërkojnë që Bashkia e Durrësit të ndërhyjnë menjëherë, duke rishikuar projektin dhe duke ndërtuar një rrugë me standarde, siç u është premtuar.

Në të kundërtën, paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë dhe do të marrin përmasa më të mëdha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026