Gazetarja e ‘Washington Post’ pushohet nga puna pas deklaratave për Charlie Kirk

16 Shtator 2025 | 08:28

Gazetarja dhe opinionistja e njohur Karen Attiah është pushuar nga puna në “The Washington Post”, pas më shumë se një dekade në këtë institucion prestigjioz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Attiah në rrjetet sociale, duke deklaruar se u shkarkua për shkak të qëndrimeve të saj kundër dhunës politike, standardeve të dyfishta racore dhe apatisë amerikane ndaj armëve të zjarrit.

Sipas saj, shkarkimi erdhi pas një sërë postimesh që ajo bëri pas vrasjes së Charlie Kirk, një figurë e njohur e së djathtës amerikane.

Në postimet e saj, Attiah kritikoi retorikën bosh që dënon dhunën politike, por që, sipas saj, nuk shoqërohet me veprime reale për ta ndaluar atë.

Ajo shkroi se:

“Një pjesë e asaj që e mban Amerikën kaq të dhunshme është këmbëngulja për të shfaqur kujdes dhe mirësi boshe ndaj burrave të bardhë që përhapin urrejtje dhe dhunë.”

Ajo nuk e përmendi Kirk me emër, por iu përgjigj një komenti duke thënë se refuzimi për të bërë “zi publike teatrale” për dikë që kishte promovuar dhunë nuk është e njëjtë me aktin e dhunës.

Washington Post nuk ka bërë koment zyrtar për largimin e Attiah. Megjithatë, biografia e saj në faqe është ndryshuar dhe tani e përshkruan si një ish-kolumniste, gjë që konfirmon shkarkimin.

Attiah shkroi në një postim në blog se gazeta e kishte akuzuar për “sjellje të papranueshme”, “shkelje të rëndë” dhe “rrezikim të sigurisë fizike të kolegëve”, akuza të cilat ajo i mohon kategorikisht.

“Këto janë pretendime pa prova dhe tërësisht të pavërteta,” -shkruan ajo.

Në postimin e saj, Attiah theksoi se ishte gazetarja e fundit me ngjyrë që mbante një pozitë të përhershme në seksionin e opinioneve të Washington Post, në një nga rajonet më të ndryshme etnikisht në SHBA.

“Të jem zëri i fundit i zi në një redaksi që flet për gjithë vendin kjo është simbolike për atë që po ndodh në gazetari.” – shkroi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026