Kosova shënon 2 gola ndaj Suedisë, çasti kur Kurti dhe Osmani përqafohen nga gëzimi
Një moment emocional është regjistruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë parë duke u përqafuar pas golit të parë të Kosovës ndaj Suedisë. Ky reagim i krerëve të shtetit pasqyron atmosferën elektrizuese që po mbizotëron në kryeqytet gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në fushë, Kosova po zhvillon një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit. “Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 25-të, kur Dion Gallapeni asistoi për Elvis Rexhbecajn, i cili realizoi me vështirësi përballë portierit suedez Robin Olsen, pas dy tentimeve radhazi.
Vetëm pak minuta më vonë, vendasit realizuan edhe golin e dytë, duke dyfishuar epërsinë dhe duke vënë në vështirësi serioze përfaqësuesen nordike. Skuadra e trajnerit Franco Foda po shfaq vendosmëri dhe organizim shumë më të mirë sesa në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë e fushatës kualifikuese.
View this post on Instagram
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë