E akuzuar për spiunazh, nis në Prishtinë gjykimi i punonjëses serbe të OSBE-së

16 Shtator 2025 | 09:17

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot gjykimi i serbes Jellena Gjukanoviq, e akuzuar për spiunazh.

Gjukanoviq, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.

Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka konfirmuar më herët se Gjukanoviq dyshohet për spiunazh në bashkëpunim me një tjetër person, i cili po ashtu është nën hetime.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe, në rast të konfirmimit të fajësisë, dënohet me minimum pesë vjet burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tragjik, Shefi i Traumës: 2 fëmijë të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë dhe 5 pacientë në operacion

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës,...
18:39 | 30/06/2026

Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit

Avokati i Popullit ka reaguar këtë të martë lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, duke shprehur shqetësim të...
18:30 | 30/06/2026

Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur...
18:23 | 30/06/2026