Autori i vrasjes së Kirk akuzohet për 7 krime, rrezikon të dënohet me vdekje

16 Shtator 2025 | 22:08

Prokurorët në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur të martën aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Tyler Robinsonit, i cili akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet të Utahs.

Kjo nënkupton se Robinson mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor për vrasjen e Kirkut javën e kaluar në Universitetin Valley në Orem.

“Vrasja e Charlie Kirkut është tragjedi amerikane”, tha prokurori i qarkut në Utah, Jeff Gray, duke e shpallur aktakuzën ndaj Robinsonit.

Ai tha se ADN-ja e Robinsonit u gjet në këmbëzën e armës së përdorur për të vrarë Kirkun.

Kirk u qëllua për vdekje më 10 shtator teksa po fliste me studentët dhe vdiq pak kohë më vonë. Prokurorët pretendojnë se Robinsoni e qëlloi Kirkun në qafë me një pushkë nga çatia e një ndërtese pranë kampusit universitar.

Aktakuza e ngarkon Robinsonin, 22-vjeçar, gjithashtu edhe për shkarkim të paligjshëm të armës së zjarrit, vepër që dënohet deri me burgim të përjetshëm, dhe për pengim të drejtësisë, që dënohet deri në 15 vjet burg.

Akuzat kundër Robinson janë: Vrasje e rëndë; Përdorimi i paligjshëm i armës së zjarrit; Pengimi i drejtësisë – lëvizja e armëve; Pengimi i drejtësisë – asgjësimi i rrobave; Ndikimi te dëshmitarët – shkaktimi i fshirjes së mesazheve nga bashkëbanuesi; Ndikimi te dëshmitarët – urdhërimi i bashkëbanuesit për të heshtur; Kryerja e një akti të dhunshëm në prani të fëmijëve.

Robinson pritet të dalë para gjykatës në një seancë virtuale pasditen e së martës, me kohën lokale në SHBA.

Nuk është e qartë nëse Robinsoni ka avokat që mund të flasë në emrin e tij, ndërsa familja e tij ka refuzuar të komentojë për Associated Press.

Robinson u arrestua të enjten mbrëma pranë St. George, komuniteti në jug të Utahs ku ishte rritur.

Hetuesit kanë folur me të afërmit e Robinsonit dhe kanë kryer një kontroll në shtëpinë e familjes së tij në Uashington, Utah, rreth 390 kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja.

Kirk, një figurë e rëndësishme në politikën konservatore, u bë i afërt me presidentin amerikan, Donald Trump, pas themelimit të organizatës Turning Point USA me bazë në Arizona, një nga organizatat më të mëdha politike në vend.

Ai solli të rinjtë konservatorë evangjelistë në politikë. Vrasja e tij nxiti frikën për rritjen e dhunës politike në një Amerikë thellësisht të polarizuar.

Derisa autoritetet thonë se Robinsoni nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, ata deklarojnë se familja dhe miqtë e tij kanë folur.

Guvernatori i Utahs, Spencer Cox, tha gjatë fundjavës se ata që e njihnin Robinsonin thonë se vitet e fundit ai ka anuar kah politikat majtiste dhe se ai kalonte shumë kohë në “kënde të errëta të internetit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026

Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa

Irani thotë se do të kërkojë të vendosë tarifa shërbimi për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të sigurimit të sigurisë së anijeve,...
18:14 | 04/06/2026