Izraeli sulmon rebelët Houthi, goditet porti strategjik i Hodeidës në Jemen

17 Shtator 2025 | 08:01

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake të rebelëve Houthi në portin strategjik të Hodeidës, në Jemen. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë të publikuar në platformën “X”.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite kishte dhënë një urdhër për evakuimin e menjëhershëm të zonës, duke paralajmëruar se do të godiste një zonë të caktuar në port, për shkak të veprimtarive ushtarake të rebelëve Houthi.

Sipas deklaratës së fundit, ushtria “ka vazhduar të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga regjimi terrorist i Houthive në Jemen” dhe se “pak më parë janë kryer sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake të tyre në portin Hodeida”.

Zëdhënësi shtoi se:

“Regjimi terrorist i Houthive po përdor portin e Hodeidës për të transportuar mjete luftarake të furnizuara nga regjimi iranian, të cilat më pas përdoren për të kryer sulme terroriste kundër Izraelit dhe aleatëve të tij.”

Ai nënvizoi se këto goditje vijnë si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Houthive ndaj Izraelit, përfshirë lëshimin e dronëve dhe raketave tokë-tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026