Zhduket 68-vjeçari çek në Durrës, familja prej 5 ditësh pa asnjë lajm
Prej disa ditësh, familja e 68-vjeçarit çek Pavel Pospisil jetojnë në ankth, pasi ai është zhdukur pa lënë gjurmë në Durrës.
Forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me familjarë dhe të afërm të ardhur nga Çekia, po kryejnë kërkime intensive në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku Pospisil është parë për herë të fundit. Në operacion janë përfshirë edhe qentë gjurmues.
Turisti është parë për herë të fundit më 12 shtator, rreth orës 11:00 paradite, kur u nis për një ekskursion drejt Shkëmbit të Kavajës.
Përpara se të largohej nga plazhi, ku pushonte bashkë me gruan, vajzën dhe djalin, ai u tha familjarëve se do të shkonte në dhomë për t’u veshur dhe më pas do të ngjitej në shkëmb. Që nga ai moment, kontakti me të është ndërprerë.
Shkëmbi i Kavajës është një destinacion i frekuentuar nga turistët e huaj, veçanërisht çekë të apasionuar pas ngjitjeve dhe ekskursioneve malore. Deri më tani, nuk ka ende asnjë gjurmë për fatin e turistit 68-vjeçar.
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij