“Nuk jam deputete e PD”, reagon Mesila Doda: Do mbaj kauzat e opozitës dhe PDIU
Mesila Doda ka reaguar lidhur me lajmin se në Parlamentin e ri nuk do të jetë në grupin parlamentar të PD, por deputete e pavarur.
Në një postim në faqen e vet në Facebook, Doda sqaron se “në konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mësuar qe jane krijuar tre grupe dhe ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se, nuk jam regjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe përfaqësoj”.
Ndërkohë, në një reagim më herët për Euronews Albania Doda u shpreh se “është deputete e opozitës dhe PDIU dhe do vazhdojë të mbajë kauzat e opozitës dhe te PDIU”.
Reagimi i Mesila Dodës në Facebook
Meqenese po shoh nje stuhi ne gote te ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar te bej kete sqarim.
Ne zgjedhjet parlamentare jam regjistruar si deputete e PDIU-se, ne koalicionin Aleanca per Shqiperine Madheshtore. Ne konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mesuar qe jane krijuar tre grupe dhe ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se, nuk jam regjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe perfaqesoj. Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi. Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per çdo aksion dhe qendrim politik te opozites Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund t’ju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara. Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona