Zbardhet projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut
Është depozituar këtë të enjte pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak të Tiranës projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.
Dokumenti është shoqëruar me një relacion ligjor, përgatitur nga këshilltarët e Partisë Socialiste, ku argumentohet se mungesa e zgjatur në detyrë prej tre muajsh, për shkak të një procesi penal në vijim, është dhe bazë për ndërprerjen e mandatit.
Në relacion thuhet se situata aktuale kërkon një udhëheqje aktive dhe të pranishme, sidomos në një moment kur Tirana ndodhet në një fazë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe social.
Megjithatë, në dokument sqarohet se kjo kërkesë nuk duhet të interpretohet si një pranim i pretendimeve apo akuzave penale ndaj Veliajt.
Nëse miratohet nga Këshilli Bashkiak, kërkesa për shkarkim do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për vendim përfundimtar, në përputhje me procedurat ligjore.

Durrës, 3 të arrestuar dhe 5 të proceduar për drogë, kontrabandë mallrash dhe kalim të paligjshëm të kufirit
Debat në Kuvend. Shehaj: Në koshin e plehrave do t’iu hedhin! Replikon Balla: Protesta s’ka lidhje me ty
Replika në Kuvend. Zhupa: Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, Balla: Fjalim i një flamingo nga Temu
- 11:24 Durrës, 3 të arrestuar dhe 5 të proceduar për drogë, kontrabandë mallrash dhe kalim të paligjshëm të kufirit
- 11:13 Debat në Kuvend. Shehaj: Në koshin e plehrave do t’iu hedhin! Replikon Balla: Protesta s’ka lidhje me ty
- 11:07 Suedia tërhiqet nga plani për të ulur moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç
- 11:01 22 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Pakistan
- 11:01 I hiqet non grata? Berisha: Unë erdha, u krye
- 10:49 Kupa e Botës 2026, raporti: Ngjarja më e madhe e basteve në histori