EMRI/ Kapet në Tiranë 28-vjeçari për tentativë vrasje, në pranga dhe bashkëpunëtori

19 Shtator 2025 | 08:43

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 67”, shërbimet e policisë kanë arrestuar në zonën e Astirit, Tiranë shtetasin Alban Bruçi 28 vjeç, banues në Shkodër.

28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bazë të një vendim të Gjykatës së Shkodrës të vitit 2024.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan një shumë parash, tre celularë, një kartë SIM dhe një kartë identiteti italiane e dyshuar si e falsifikuar.

Po gjatë këtij operacioni u arrestua edhe një 37 vjeçar, shtetasi Arjan Sardi banues në Tiranë, i cili akuzohet si përkrahës i autorit të krimit. Ai shoqëronte dhe transportonte me motomjet Alban Bruçin në momentin e kapjes nga policia. Motomjeti gjithashtu u sekuestrua si provë materiale.

Shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër që bëri ekzekutimin e urdhrave për ndalimin e shtetasit Alban Bruçi dhe arrestimin e shtetasit Arjan Sardi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026