Euronews siguron foton e karameleve me kanabis që konsumuan vajzat e mitura në Korçë

19 Shtator 2025 | 13:37

Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, u paraqitën pasditen e të premtes në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë për jetën.

Vajzat u konstatua se kishin konsumuar disa karamele me përmbajtje të lartë kanabisi, të cilat i kishin gjetur  pranë një koshi plehrash në qytetin juglindor.

Euronews Albania ka siguruar dhe paketimin e karameleve që vajzat konsumuan. Dyshohet se të miturat i konsumuan karamelet nga kureshtja, pa pasur dijeni për përmbajtjen narkotike të tyre.

Shefi i Pediatrisë, Robert Rado, tha se vajza 3-vjeçare ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për intubim, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. E vogla ka dalë nga intubimi, por gjendja e saj mbetet e rëndë.

Ky është rasti i parë i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël. Mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që substancat narkotike kanë tek fëmijët dhe bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga prindërit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026