Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

19 Shtator 2025 | 14:24

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, duke harmonizuar masat me vendimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se vendimi ka për qëllim mbështetjen e Ukrainës dhe koordinimin e politikave me partnerët ndërkombëtarë.

“MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, si dhe masave shtesë përkatëse. Këto masa kanë për qëllim të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të zhvilluar agresionin e saj kundër Ukrainës,” tha Sveçla.

Sipas ministrit, pakoja e 15-të, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, si dhe kufizime për 52 anije ruse dhe eksportin e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Pakoja e 16-të, e miratuar në shkurt 2025, shtoi 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë, ndaloi importin e aluminit nga Rusia dhe shënjestroi 74 anije të tjera, duke e çuar totalin në 153. Masa shtesë prekën sektorin energjetik, transitin dhe shërbimet që ndihmojnë shmangien e sanksioneve.

Pakoja e 17-të, e miratuar në maj, përqendrohej tek kërcënimet hibride, duke përfshirë dezinformimin dhe sulmet kibernetike, ndërsa pakoja e 18-të në korrik vendosi masa të forta ekonomike, uljen e çmimit të kufirit të naftës bruto ruse dhe ndalime për transaksionet e lidhura me tubacionet Nord Stream 1 dhe 2.

Masat e reja ndaj Bjellorusisë dhe territoreve të pushtuara u harmonizuan plotësisht me ato ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalime për eksportin e teknologjive strategjike dhe masa financiare të gjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026