Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka theksuar se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, si një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian.
“Ky është një mision i madh kombëtar që do bëjë në fund diferencën, nëse do jetë Shqipëria një vend anëtar i BE-së me një drejtësi të pavarur. Gjykimi nga çdo proces shkarkimi i prokurorëve dhe gjykatësve është një premisë e domosdoshme për të garantuar një drejtësi funskionale demokratike të pavarur për të ardhmen e vendit tonë dhe gjenerata e tjera.
Do përmirësojmë standartet për ti dhënë formën përfundimtare versionit zyrtar që qeveria do të qojë në Parlament për Kodin Penal, për Kodin e Procedurës dhe Kodin Civil po ashtu.
Ministria ka një arritje në procesin e negociatave. Është gjë pozitive që në krye të ministrisë vjen një ndër negociatorët tanë më të dalluar në procesin e negociatave. Kapacitet janë zhvilluar, burimet financiare janë shtuar, ambicia dhe dëshira nuk kanë rënë”, tha Rama.
Më tej, gjatë prezantimit të ministrit Ramallari, Rama tha se drejtësia në vendin tonë është e pavarur duke theksuar: “Pushteti gjyqësor është një pushtet i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet.
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve.
Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”, përfundoi kryeminsitri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit