Përfaqësuesi i PD: Vëzhguesi jonë u kërcënua me jetë gjatë rinumërimit
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka denoncuar për mediat në ngjarje të ndodhur gjatë procesit të rinumërimit të kutive të votimit për Qarkun e Beratit.
Z. Logu duke folur në përfundim të rinumërimit, tha se një prej vëzhguesve të Partisë Socialiste ka kërcënuar me jetë një vëzhgues të PD-së.
“Një vëzhguese e PS, shtetasja Joana Melëngu, ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur vëzhguesin e PD gjatë rinumërimit”, tha përfaqësuesi ligjor i PD duke thënë se ka përdorur fjalët: “Do ta shohësh kur të dalësh jashtë. Do ta pres gjuhën.”
Duke theksuar se për shkak të këtyre kërcënimeve që ka marrë vëzhguesi i PD është tërhequr dhe ka kërkuar që ngjarja të mos bëhet publike pasi ka frikë për jetën. Marash Logu shtoi se rasti do të referohet dhe në prokurori.
Sipas z. Logu bëhet fjalë për kryetaren e njësisë administrative numër 2 në Bashkinë Berat, e cila u denoncua edhe gjatë fushatës. Ai tha se ky është shembulli më flagrant se çfarë ka ndodhur më 25 prill.
“Znj. Melëngu duhet të ishte në burg pasi u kap duke shpërndarë ndihma të Rezervave të Shtetit për të manipuluar votat dhe jo të ishte pjesë e rinumërimit të votave”, deklaroi z. Logu.
Përfaqësuesi i PD tha se gjatë rinumërimit u pa qartë që “vëzhguesit të PS ishin të gjithë punonjës të administratës publike në Bashkinë Berat” gjë e cila sipas tij fakton përdorimin e administratës në funksion të fushatës së PS.
Logu tha se kjo gjë është denoncuar nga PD por KAS ka refuzuar që të kërkohet informacion zyrtar për këtë akuzë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor