Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi do paguhet përmes DIVA
Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking nuk ka detyrim të hap NIPT, por duhet të deklarojë të ardhurat permes deklaratës DIVA dhe të paguajnë tatim 15% brenda datës 31 mars 2026
“Një individ që jep me qira një pasuri të paluajtshme dhe nuk ushtron aktivitet tjetër tregtar, nuk ka detyrimin ligjor që të regjistrohet për ushtrim të aktivitetit të qiradhënies, por paguan tatim mbi të ardhurat personale vjetore të realizuara”, shkruan drejtoria e Tatimeve në një deklaratë për shtyp.
Zhvillimi i turizmit në vend e ka kthyer qiradhënien ditore në një mundësi të mirë investimi dhe fitimi për shumë pronarë apartamentesh.
Sipas të dhënave të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21.450 apartamente, vila apo shtëpi.
Ndërkohë të ardhurat vjetore në këtë treg, mendohet se arritën në 85 mln euro.
Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.
Megjithatë, një pjesë e këtyre individëve nuk janë të regjistruar pranë tatimeve, dhe kjo ka nxitur autoritetet të marrin masat për të formalizuar këtë aktivitet.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar