Kanadaja dhe BE thirrje Izraelit, kërkojnë rihapjen e korridorit mjekësor në Gaza
Kanadaja dhe vendet evropiane i kërkuan Izraelit të hënën të rivendosë “korridorin mjekësor” midis Gazës dhe Bregut Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, për t’u lejuar pacientëve qasje në trajtim urgjent.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të Kanadasë dhe më shumë se 20 vendeve evropiane — përfshirë Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Maltën, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Suedinë dhe Zvicrën — shprehën gatishmërinë për të ofruar kontribute financiare, staf mjekësor dhe pajisje për palestinezët që kanë nevojë për kujdes jashtë Gazës.
“Ndërsa katastrofa humanitare në Rripin e Gazës vazhdon të përhapet, ekziston një nevojë urgjente për të rritur trajtimin mjekësor të pacientëve nga Gaza,” thuhet në deklaratë.
“Ne, të nënshkruarit, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje në formën e kontributeve financiare, sigurimit të stafit mjekësor ose pajisjeve të nevojshme për trajtimin e pacientëve nga Gaza në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor,” shtohet më tej.
Ministrat i bënë thirrje Izraelit të heqë kufizimet për shpërndarjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe t’i mundësojë OKB-së dhe partnerëve humanitarë të kryejnë “punë shpëtimtare”. Ata përmendën gjithashtu Rezolutën 2286 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i bërë thirrje Izraelit të respektojë dhe mbrojë personelin mjekësor dhe të sigurojë kalimin e tyre të sigurt.
Izraeli ka vrarë më shumë se 65,000 palestinezë në një ofensivë brutale në Gaza, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Kujtojmë që, në nëntor të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Sakaq, Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme