PD jep votën për shkarkimin e Veliajt, Teliti: Tirana po çlirohet
Partia Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, këshilltari opozitar Dorian Teliti i bëri thirrje këshilltarëve socialistë që të ngrihen në lartësinë e detyrës pas shtatë muajsh mungesë reagimi ndaj situatës në kryeqytet.
“Po ngriheni në lartësinë e detyrës, keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie. Kjo i ka kushtuar Tiranës shumë. Ky është një akt historik”, tha Teliti.
Ai theksoi se bashkimi i votave për këtë vendim nuk është një marrëveshje politike, por një domosdoshmëri për qytetin.
Sipas Telitit, shkarkimi i Veliajt nuk duhet të vijë vetëm për mungesën 90-ditore në detyrë, por për “krimet ekonomiko-financiare” dhe “braktisjen” e Tiranës.
“E ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave”, deklaroi ai.
Këshilltari demokrat shtoi se ky vendim nuk është i plotë, por do të marrë votën e opozitës, si pjesë e një kërkese të qartë politike. Ai shprehu zhgënjimin që Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhje, duke e akuzuar për mungesë kuraje për t’u përballur me akuzat.
“Gjyqin e vet do ia bëjë Gjykata, ama duhej të ishte sot këtu në të drejtën e tij kushtetuese dhe të jepte variantin e tij. T’ia thoshim në sy të vërtetat therëse e kriminale që i ka shkaktuar këtij kryeqyteti”, përfundoi Teliti.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës