Të enjten mbledhja e qeverisë ku pritet të shkarkohet ligjërisht Erion Veliaj

23 Shtator 2025 | 17:44

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave.

Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak munguan 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.

Gjithashtu, këshilltarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në procesin e votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026