Topollaj: Veliaj sot është i pafajshëm, procedura e shkarkimit e gabuar
Fabian Topollaj, këshilltari i opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës, e cilësoi një luftë brenda llojit mënyrën e zgjedhur për ta shkarkuar Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut.
Sipas Topollaj, aktualisht Veliaj është i pafajshëm, është në gjykim, nuk mund të shkarkohet dhe vendimi për ta shkarkuar është me qëllim zëvendësimin me një tjetër.
“Kjo që po ndodh nuk është një betejë politikë, por një luftë brenda llojit se procedura që keni zgjedhur për të shkarkuar Veliajn është në kundërshtim më Kushtetutën. Kryetari i Bashkisë shkarkohet vetëm nga Këshill i Ministrave dhe vetëm kur është gjetur në shkelje të ligjit. ju po e shkarkoni se ka munguar 3 muaj në detyrë. Fakti që keni zgjedhur një mënyrë të gabuar për ta shkarkuar duket se po eliminoni një kundërshtar politik. Sot ai është i pafajshëm dhe nuk mund të shkarkohet derisa po gjykohet, bëhet për të larë hesapet brenda llojit”, tha Topollaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon zyrtarisht kryebashkiakun Erion Veliaj
- PD jep votën për shkarkimin e Veliajt, Teliti: Tirana po çlirohet
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian