Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon zyrtarisht kryebashkiakun Erion Veliaj

23 Shtator 2025 | 17:21

Këshilli Bashkiak pas fjalëve të kryetarëve të grupeve të Këshilltarëve në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka hedhur në votim propozimin për shkarkimin e tij.

Këshilltarët kanë votuar shkarkimin e tij si mazhorancë dhe opozitë me 51 vota pro.

Në mbledhje mungojnë 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurrje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.

Gjithashtu, këshillitarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në procesin e votimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026