“Deti, abstraksioni dhe udhëtimi”, ekspozita që bashkon Cinin, Smacin e Alice Taylor
Një ekspozitë që bashkon tre artistë me stil dhe vizion të ndryshëm, por me një pasion të përbashkët për lirinë e shprehjes dhe fuqinë transformuese të artit, është çelur së fundmi në Tiranë.
Jeton Cini, Mikel Smaci dhe Alice Taylor sjellin për publikun një sërë pikturash që shkon deri te abstraksioni spontan.
Për piktorin e njohur Jeton Cini, kjo ekspozitë lindi nga një ide e përbashkët, një bashkëbisedim artistik që tejkalon vetëm vizatimin në telajo.
“Në Ishte një ide e përbashkët për të bërë një ekspozitë, sepse arti mbi të gjitha përveç artit si pikturë bashkon dhe ide, piktura është një art që I bën njerëzit më të ndjeshëm me një vizion më të madh për jetën. Në pikturat e mia është inspirim deti ose pjesët e nëndetit, me figura mitologjike që shprehin imazhe”- , Jeton Cini, piktor
Ndërsa Mikel Smacin, piktura është një proces i çlirimit personal ndërsa tregoi dhe sekretin e punës së tij.
“Kam mësuar që pikturat abstrakte t’i bëj në mënyrë të lirë, pa menduar se si do dalë përfundimi dhe pa menduar nëse të tjerët do ta pëlqejnë apo jo. Kjo më ka dhënë mënyrën që të pikturoj në mënyrë të lirë. Unë pikturoj disa piktura në të njëjtën kohë.”- Mikel Smaçi, piktor.
Gazetarja e Euronews Albania Alice Taylor, përveç të fotografive dhe librit, Shqipërinë e ka sjellë dhe përmes pikturave.
“Gjithë pikturat janë gjatë lëvizjes në Shqipëri, pas fotos unë bëj piktura. Është pak impresionizëm. Unë nuk jam eksperte”- Alice Taylor, gazetare e Euronews Albania
Pikturat e saj kanë natyrë emocionale, spontane dhe dokumentuese, duke reflektuar Shqipërinë përmes syve të një të huaje të dashuruar me vendin, njerëzit dhe dritën shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut