Turqia arreston një komedian dhe një reper për shakanë fyese ndaj Islamit

24 Shtator 2025 | 09:25

Turqia i ka arrestuar të martën mbrëma një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i tyre online përmbante një shaka që i referohej një hadithi ose mësimi të Profetit Muhamed, e cila, sipas tyre, mund të nxisë urrejtje fetare.

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi paraburgim për YouTuber-in Bogac Soydemir, moderator i programit “Soguk Savas”, dhe të ftuarin e tij, reperin Enes Akgunduz, pasi autoritetet thanë se emisioni përmbante një shaka për hadithin “vera është nëna e gjithë të këqijave”.

Prokurorët argumentuan se kjo shaka rrezikon të nxisë armiqësi mbi baza fetare.

Akgunduz dhe Soydemir kërkuan falje pas emisionit dhe mohuan fajësinë kur u paraqitën në gjykatë të martën.

Soydemir tha se qëllimi i tij nuk ishte të nxisë urrejtje, duke shtuar se e hoqi videon sapo u njoftua për çështjen dhe kërkoi falje në rrjetet e tij sociale. Ai tha se shakaja ishte një koment i një shikuesi që ai lexoi drejtpërdrejt, të cilin gabimisht e mori si lojë fjalësh.

Akgunduz gjithashtu e mohoi se bëri fyerje të qëllimshme dhe tha se biseda e tyre ishte keqinterpretuar.

Ai shtoi se shakaja ishte koment i lexuar nga një shikues, që ai e mori si lojë të thjeshtë fjalësh, dhe e pranoi se duhej të kishte menduar më me kujdes.

Arrestimi i tyre pason burgosjen e katër karikaturistëve nga revista satirike javore “Leman”, për një karikaturë të thuhej se paraqiste profetët Muhamed dhe Moisi, të cilën Presidenti Tayyip Erdogan e përshkroi si “provokim të ndyrë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026