Prefekti dërgon në Këshillin e Ministrave propozimin për shkarkimin e Veliajt

24 Shtator 2025 | 13:53

Prefekti i Qarkut Tiranë i ka dërguar zyrtarisht Këshillit të Ministrave propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e qeverisë, ku parashikohet miratimi i shkarkimit.

Kjo lëvizje vjen pas një dite intensive aktivitetesh politike në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Kryeministri me katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastirliu, kandidaten e shpallur nga Partia Socialiste për bashkinë e kryeqytetit. Në takim ishte i pranishëm edhe Anulea Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë.

Në orën 18:00, Rama ka thirrur një tjetër mbledhje me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar, që do të mbahet në parkun “Eden” në Kryeministri. Burime bëjnë me dije se fokusi kryesor i diskutimeve ishte organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaturën e Manastirliut.

Kujtojmë që ditën e martë Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi më 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e Veliajt. Me këtë vendim, kryeqyteti pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, së bashku me 5 bashki të tjera në vend.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026