Rama: Tirana nuk mund të rrijë kokëkëputur, anketa tregon se PS fiton Tiranën

24 Shtator 2025 | 18:09

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pasditen e së mërkurës ka mbledhur deputetët dhe ish-deputetët e Tiranës për të zhvilluar një takim në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës pas shkarkimit të kryebashkiakut të Erion Veliaj.

Rama u ndal në mungesën e një kryetari për bashkinë e Tiranës, duke vlerësuar më tej Ogerta Manastirliun si një kandidate të denjë për kryeqytetin.

“Tema jonë si përgjegjës në mbarëvajtjen e punëve në vend është të adresojmë boshllëkun në krye të bashkisë sepse Tirana nuk mund të gdhihet si një trup pa kokë dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur që duke mos pasur një të zgjedhur prej tyre në krye të saj, nuk mund ta ketë as legjitimitetin për ti udhëhequr ata.

Tema jonë si Parti Socialiste e Shqipërisë është të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur, me vizionin, ambicien dhe organizimim e duhur, do marrim rezultatin e duhur për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur.

Kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen e plotë të familjes së madhe politike ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën, dhe janë të një mendjeje për faktin se është radha e saj ta udhëheqë Tiranën me ambicien, qartësinë dhe qetësinë që e ka karakterizuar Ogertën në çdo punë që i është dhënë”, tha kryeministri.

Rama më tej u shpreh se: “Në anketimin e fundit që kemi bërë fitorja e PS-së është e sigurtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026