Rama: Qytetarët e kanë mendjen te problematikat, reforma për zgjidhje po merr jetë

24 Shtator 2025 | 18:30

Në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë me deputetët dhe dhe ish-deputetët e Tiranës lidhur me zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, Rama përmendi dhe reformën e diskutuar mbi krijimin e një Operatori Kombëtar për energjinë elektrike.

Më tej, kryeministri shtoi se shqetësuese mbetet mbledhja dhe trajtimi i mbetjeve, problematikë ndaj së cilës Rama thekson se do ketë proces të posaçëm siç është krijimi i një autoriteti kombëtar për trajtimin e tyre.

“Qytetarët nuk e kanë mendjen te ndonjë rival i kandidates së PS-së, por e kanë tek problematika që kërkojnë adresim dhe zgjidhje në bashkinë e Tiranës, duke filluar nga uji i pijshëm.

Reforma e thellë dhe gjithëpërfshirëse në aspektin e territorit të Shqipërisë ka nisur të marrë jetë duke u konceptuar drejt krijimit të një Operatori Kombëtar që do funksionojë njëjtë si Operatori Kombëtar i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Qeveria nuk do qëndrojë më anash duke pritur që bashkitë të kryejnë shërbimin e duhur cilësor për qytetarët, por do t’iu bashkohet atyre sepse bashkitë do jenë aksionere në këtë kompani të madhe publike.

Do krijojmë një kompani publike që sikundër në fushën e energjisë, do jetë e pozicionuar ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore, që s’mund të jenë burime partie por profesionale.

Qytetarët kanë shqetësim gjithashtu mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve, edhe për ktë jo vetëm për Tiranën, ka filluar procesi i krijimit të një Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve.

Mbledhja e tyre do vazhdojë të mbetet detyrë ekskluzive e bashkive”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026