Seanca në GJKKO, Irena Gjoka vendos sot nëse dosja “Meta” kalon për gjykim

25 Shtator 2025 | 09:15

Mbahet këtë të enjte në orën 11:00, në GJKKO, seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Kujtojmë që gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja e ish-presidentit, por nuk iu pranua nga kryetari i komanduar i GJKKO, Erion Bani.

SPAK mbylli hetimet në korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirimin nga burgu, ndërsa u hodh poshtë edhe një tjetër kërkesë e paraqitur, ku GJKKO nuk e ndryshoi masën ndaj tij.

Ish-presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026