Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Ilir Meta për një masë më të butë sigurie.
Edhe kësaj here, GJKKO vendos që masa e “arrestit me burg” të mbetet në fuqi.
Kërkesa për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Avokatët e Metës kërkuan që masa të zëvendësohet me një më të lehtë, si detyrim paraqitjeje apo ndalim i daljes jashtë shtetit, por gjykata e refuzon.
Avokati Kujtim Cakrani mbërriti në ambientet e GJKKO-së rreth orës 14:00 për të ndjekur procesin.
Pavarësisht argumenteve të mbrojtjes, gjykata vendos se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ndryshimin e masës, duke lënë Metën pas hekurave.
Kjo është e disataherë që ish-presidenti kërkon lirimin nga burgu, por drejtësia vijon të qëndrojë në të njëjtin qëndrim.

Pas përfundimit të seancës, avokati Cakrani deklaroi se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i janë shkelur të gjitha të drejtat politike, përfshirë të drejtën për të bërë fushatë, edhe brenda ambienteve të paraburgimit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas tij, vendimi i dhënë këtë të premte është politik. Ai shtoi se, për çudi, të gjitha dosjet që lidhen me liderët e opozitës përfundojnë për shqyrtim tek e njëjta gjyqtare e GJKKO-së, Irena Gjoka.
“Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Të gjithë liderët e opozitës përfundojnë tek gjyqtarja Irena Gjoka. E prisja këtë vendim dhe e dija që do të rrëzohej kërkesa.
I janë shkelur të drejtat politike. Nuk është lejuar të zhvillojë fushatë, as brenda paraburgimit. Gjyqtarja nuk dëgjon. Ne do të vazhdojmë betejën në Apelin e GJKKO-së, dhe shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në nivelin që i takon.”
Avokati shtoi gjithashtu se do të ndjekin çdo hap ligjor deri në fund:
“Do t’i shterojmë të gjitha shkallët e gjyqësorit. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka dhënë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm vendime për mospranim të rekursit.”
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet